Ora News - Ky është kamioni me banane ku ishin fshehur 1.3 ton kokainë

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka publikuar pamjet e kamionit me banane ku ishin fshehur 1.3 ton kokainë.

Por sipas informacioneve, policia italiane kishte lënë vetëm një qese që peshonte 1 kg me një GPS brenda me qëllim që të mësonte destinacionin përfundimtarë.

Ministri maqedonas, Naqe Çulev ka konfirmuar sot se gjatë aksionit të mbrëmshëm në Krushopek të Sarajit është konfiskuar vetëm një kilogram kokainë, ndërsa janë arrestuar 4 persona.

?Në interes të hetimit, personat që janë arrestuar, unë i përmenda. Në rast se gjatë hetimit del që edhe persona tjerë dhe kompani tjera janë të përfshira, atëherë hetimi do të zgjerohet. Në shtetin tonë është konfiskuar vetëm një kilogram, sasia tjetër është në shtet tjetër, por nuk mund ta them për të mos dëmtuar hetimin. Ditëve në vijim do të mësoheni me detajet por edhe sasinë e drogës?, tha Çulev, raporton Alsat.

Por sipas burimeve policia shqiptare ka marrë udhëzim që të lejojë kalimin e mjeteve pa verifikime të ngarkesës, informon gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj.

Në bazë të këtij urdhri policia ka mbajtur nën vrojtim kalimin në territorin shqiptar dhe në pikat kufitare policia nuk ka kontrolluar dhe verifikuar me imtësi kamionët, sipas urdhrit.

Deri tani policia ka arrestuar të paktën 3 vetë, 2 shoferë dhe 1 magazinier që punonin në magazinën e frutave ku u gjet edhe droga.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ky-eshte-kamioni-me-banane-ku-ishin-fshehur-13-ton-kokaine

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended