Ora News - Shtyhet afati për bonot, e drejta e përdorimit deri në 2021
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të gjithë ata qytetarë që zotërojnë një letër me vlerë ose bono privatizimi do të kenë mundësi që ta përdorin atë deri në fund të vitit 2021.Komisioni i Ekonomisë shtyu afatin për përdorimin e tyre duke i dhënë më shumë mundësi qytetarëve për ti përdorur në procesin e legalizimeve. Kreu i Komisionit të Ekonomisë, kërkoi që ALUIZNI ti kushtojë më shumë vëmendje përdorimit të tyre.

Shtyhet afati i përdorimit të letrave me vlerë deri në fund të vitit 2021. Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi ligjin vetëm me votat e maxhorancës.

Zv/Ministri i Financave, Erjon Luçi, deklaroi se shtyrja e afatit ka synim rritjen e përdorimit të tyre në proçesin e legalizimeve i cili mbetet modest.
Erjon Luçi: Në fund të këtij viti edhe bonot e privatizimit prapë skandojnë në aspektin e vlefshmërisë së tyre por duke pasur parasysh për përdorimin e tyre që mund të vazhdojë sidomos për lehtësimin e kompensimit të ish-pronarëve për truall nëpërmjet ALUIZNI-t.

Por kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, kërkoi që institucionet përkatëse që merren me legalizimet ti përdorin më shumë letrat me vlerë.
Erjon Braçe: Nuk kam dëgjuar gjë nga ALUIZNI që tu thotë njerëzve, prit se një pjesë të pagesës mund ta bëni ? Madje nuk e pranon sepse është shumë e interesuar të marrë lekë, të arkëtojë para.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shtyhet-afati-bonot-e-drejta-e-perdorimit-deri-ne-2021
Recommended