Ora News - Nisin karnavalet e Korçës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qyteti i Korçës ka mirëpritur edhe këtë vit karnavalet. Personazhet e përrallave, ata mitik dhe të jetës reale sollën përmes paradave shumëngjyrëshe atmosferë në qytet. 28 grupe të përbërë kryesisht nga të rinjtë marshuan në rrugët e qytetit juglindor ku si cdo vit nuk munguan ballot me maska si dhe serenatat tradicionale korçare.

Këtë vit karnavalet çelën edhe sezonin turisti. Kryetari i Bashkisë Sotiraq Filo tha se investimet e bëra në qytet do të rrisin numrin e pushuesve vendas e të huaj

Filo: Është një festival ndërkombëtar i karnavaleve pasi përveç grupeve të qytetit, kemi edhe grupe nga jashtë vendit, si Maqedonia, Bullgaria dhe Brazili.

Karnavalet kanë filluar të festohen në Korçë para viteve 1940, periudhë në të cilën jeta kulturore në këtë qytet ka qenë e larmishme. Kjo festë u ndërpre rreth viteve 60 për të rinisur pas ardhjes se demokracisë.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/nisin-karnavalet-e-korces

Recommended