Ora News - Gjonaj raporton tek ambasadorët masat kundër korrupsionit
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka raportuar para ambasadorëve perëndimor në Tiranë, masat e ndërmarra për parandalimin dhe goditjen e korrupsionit, si një nga kriteret e procesit të integrimit evropian.

Në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar Antikorrupsion, Gjonaj ka folur për masat e marra nga Qeveria Shqiptare, përmes implementimit efektiv të reformave të thella shtetformuese, si Reforma në Drejtësi, Reforma në Administratën publike dhe të Strategjisë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit.

Gjonaj: Shqipëria tashmë ka zhvilluar një politikë të qartë antikorrupsion mbështetur në Strategjinë Ndërsektoriale Antikorrupsion 2015-2020. Qeveria shqiptare ka forcuar transparencën dhe llogaridhënien duke riorganizuar strukturën anti-korrupsion si organ mbikëqyrës për të siguruar koordinimin, monitorimin dhe zbatimin e Strategjisë Kundër Korrupsionit dhe Planit të saj të Veprimit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjonaj-raporton-tek-ambasadoret-masat-kunder-korrupsionit
Recommended