Ora News - Gjonaj: Denoncimet nga qytetarët janë një mekanizëm efektiv kundër korrupsionit
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Denoncimet nga qytetarët janë një mekanizëm efektiv kundër korrupsionit. Me këtë thirrje iu drejtuan banorëve, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe deputeti Taulant Balla gjatë takimve në lagjet 5 dhe 6 të Elbasanit dhe në Librazhd.

Ministrja Gjonaj në kuadër të turit të llogaridhënies "Puna për Shqipërinë që duam" ftoi shqiptarët që të denoncojnë arastet korruptive.

Gjonaj: Qeveria shqiptare dhe me inisiativë individuale të kryeministrit Rama ka ngritur një task forcën kundër korrupsionit. Ju dhe ne duhet të jemi në komunikim të vazhdueshëm, nëpërmjet platformës që drejtoni denoncimet tuaja, por edhe nëpërmjet komunikimeve dhe denoncimeve të vazhdueshme.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i ftoi qytetarët që të ngrejnë të gjitha problemet dhe shqetësimet që ata kanë.

Balla: Jeni ju që do të çoheni, njëri pas tjetrit të bëni pyetje, të bëni kritika mos kini asnjë merak, nuk jemi shyqyrt zotit në fushatë elektorale.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjonaj-denoncimet-nga-qytetaret-jane-nje-mekanizem-efektiv-kunder-korrupsionit
Recommended