Opozita 2 orë protestë për dorëheqjen e Xhafajt, incidente dhe tension te Ministria e Brendshme

  • 6 years ago
TIRANE-Incidente, tension, shtyrje të efektivëve, hedhje tymuesesh e flakadantësh, lëndime policësh e protestuesish dhe thirrje kundër Ramës e Fatmir Xhafës para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme. Kjo ka qenë panorama e protestës së opozitës ditën e sotme para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme, që zgjati për dy orë.

Protesta nisi në orën 11:00, Basha dhe Kryemadhi pas daljes nga selitë respektive u takuan në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? duke u drejtuar për te Kryeministria (Rama ndodhej në Berat). Kryetari i PD, Lulzim Basha ishte i vetmi që foli para protestuesve, ndërsa iu drejtua në një fjalim 30 minutësh, duke akuzuar qeverinë si të lidhur me krimin dhe trafikun e drogës. Basha tha se ajo që po ndodh sot në Shqipëri nuk është përplasje mes qeverisë dhe maxhorancës, por mungesa e demokracisë dhe rënia e shtetit të së drejtës.Në fund të fjalës Basha bëri thirrje që protestuesit ta ndiqnin te sheshi ?Skënderbej?. Por në momentin që turma nisi të largohej, disa simpatizantë të PD hodhën tymuese drejt Kryeministrisë dhe shtynë policët, por ndërhynë reperi ?Stresi? dhe kryetari i FRPD, Këlliçi për të shmangur përplasjen.

E ndërsa kryetari i PD u ?zhduk? për disa minuta, protestuesit iu drejtuan Ministrisë së Brendshme. Para godinës ku qëndronte Fatmir Xhafaj, njeriu që opozita e akuzon si të lidhur me krimin dhe që sipas tyre mbrojti vëllanë, situata u tensionua sërish. Protestuesit brohorisnin në thirrjet ?Xhafaj ik, Xhafaj ik?, ?Të largohet Rama?, ? E duam Shqipërinë si gjithë Europa?.

Më pas hodhën gurë dhe tymuese në drejtim të policisë dhe Ministrisë së Brendshme, ndërsa gjendja në disa momente u agravua, pasi simpatizantët e opozitës shtynë policët dhe tentuan që të çajnë kordonin e policisë me një rrjetë hekuri. Nga incidenti mbetën 11 policë të lënduar, 3 protestues të opozitës dhe kryeredaktori i ?RD?, Bledi Kasmi.

Me rrjetat në duar, protestuesit iu drejtuan kordonit të policisë para ministrisë për ta çarë, por nuk ia dolën, ndërsa pikërisht këtu mbeti i lënduar në kokë edhe kryeredaktori i ?RD?,  i cili shtyu me rrjetën metalike policinë. Ndërsa një tjetër protestues pësoi luhatje tensioni për disa minuta, por iu dha ndihma e parë nga mbështetësit e PD.

Recommended