Ora News - Këshilli i Europës tërheq vëmendjen tek të dënuarit me probleme psikike

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komiteti i Parandalimit të Torturës i Këshillit të Europës publikoi raportin lidhur me vizitën e bërë në shkurt 2017 së bashku me përgjigjen e autoriteteve shqiptare.

Pjesa më e madhe e të dënuarve të intervistuar nga delegacioni kanë saktësuar se janë trajtuar në mënyrë korrekte nga policia. Vetëm raste të paktë në numër kanë denoncuar se janë goditur me grushte apo shpulla nga policia gjatë kohës së marrjes në pyetje

Raporti e quan një trend pozitiv krahasur me gjetjet e vizitës së vitit 2014. Disa persona denoncuan se ishin keqtrajtuar rëndë nga një oficer policie në Drejtorinë e Policisë së Durrësit. Pas kërkesës për inspektim urgjent autoritetet nisën një hetim kriminal dhe disiplinor kundër punonjësit të policisë.

CPT mirëpret përpjekjet e autoriteve për të përmirësuar kushtet e paraburgosjes në rajonet e policisë. Në rajonet e policisë si të Durrësit, Drejtorisë së Policisë së Tiranës, Gjirokastrës, dhe Vlorës kushtet janë të përshtatshme. Mbeten të këqija në Komisariatin e policisë nr 1 dhe tre si dhe në Sarandë.

Shqetësim mbetet mënyra e trajtimit të të dënuarve të sëmurë mendorë të cilët vazhdojnë të mbahen në spitalin e burgut në Tiranë dhe të IVEP të Zaharisë, në Krujë në kushte çnjerëzore dhe degraduese.

"Kushtet e jetesës në të dy institucionet është përkeqësuar që prej vizitës së 2014. Ka mungesë thuajse totale të ujit të ngrohtë dhe të ngrohjes. Po kështu niveli i kujdesit psikiatrik është i pamjaftueshëm.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/keshilli-europian-terheq-vemendjen-tek-te-denuarit-me-probleme-psikike

Recommended