Rama ne burgun e grave, i terheq vemendjen nje punim: Do ta blej...

  • 4 years ago
Kryeministri Edi Rama ka vizituar këtë paradite gratë e burgosura tek Burgu i grave në Tiranë.
Takimi ka ardhur pak ditë pas njoftimit për amnistinë e 56 grave që vuajnë dënimin në sistemin penitenciar shqiptar, ku 28 prej tyre do të lirohen menjëherë dhe për 28 të tjera, ulet dënimi me 1/3.
Ndërkohë, gjatë bisedës më to, Rama ka vënë re një prej pikuarave të bëra nga zonjat që vuajnë dënimin, në një ekspozitë të vogël të vendosur në ambientet e burgut.
Ai u shpreh se sapo të shesë një nga pikturat e tij, do ta blejë atë, pasi sipas tij është një kryevepër.
?Ju e dini që kam dhe një punë tjetër, përveç punës që bëj zyrtarisht, jam piktor. Pashë me bisht të syri një pikturë aty që është një kryevepër dhe gjëja e parë që do bëj është që në momentin që do më shitet një pikturë e imja, do blejë atë pikturën aty. Jo për bamirësi por është një kryevepër. Ju siguroj që nëse do të stampohej në një libër të një prej piktorëve të njohur, duhet të jesh specialist që të kuptosh që nuk është një nga kryeveprat e pikturës moderne të fillimit të shekullit 20?, u shpreh kryeministri. /tvklan.al

Recommended