Ora News - “Lonely Planet”: Tirana ndër 10 destinacionet më të mira të Europës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Krah Francës, Spanjës, Skocisë dhe Italisë, prestigjozja amerikane ?Lonely Planet? rreshton edhe Shqipërinë si një ndër 10 destinacionet ku duhet ndaluar patjetër këtë verë.

Atributin për transformimin e kryeqytetit, ?Lonely Planet? ia njeh kryeministrit Edi Rama që sipas saj i ka dhënë më shumë ngjyra dhe hapësira të gjelbra Tiranës.
?Ky nuk është thjesht një qytet hyrës për në këtë vend, është vërtet një metropol plot energji që ka përjetuar një transformim rrënjësor, falë ish-kryebashkiakut që tani është kryeministri i Shqipërisë. Ai i ktheu ndërtesat e mërzitshme dhe gri, në disa pallate shumëngjyrëshe, inkurajoi banorët që të linin makinat për të përdorur biçikletat, dhe rivendosi fokusin në hapësirat e gjelbërta të qytetit. Rezultati është vërtet bindës".
Prestigjozja amerikane që boton gudiat më të famshme në botë shkruan se në Tiranë nuk duhet humbur peisazhi mbresëlënës që ofron mali i Dajtit, turistëve iu sugjeron udhëtimin me teleferik.
?Një ditë tipike në Tiranë, përfshin një xhiro me teleferik nga qendra e qytetit në majën më të lartë, në malin e Dajtit. Pamje panoramike, eksperiencë me ushqim tradicional dhe bio, në restorante lokale, dhe më pas një tur në baret e shumta natën, në vende ku shërbehen koktejle, dhe bare të dizenjuara në bazë të trendit të fundit në lagjen e ish Bllokut, njëherë e një kohë, territor i bosave të korruptuar komunistë".
Ftesës për të vizituar Tiranën i është bashkuar edhe Kreytari i Bashkisë së Tiranës përmes një statusi në rrjetet sociale.

Në 10 destinacionet më të mira në Europë e para renditet Emilia-Romagna, në Itali, Kosova e katërta me qytetin e Prizrenit ndërsa Tirana në vendin e 10.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lonely-planet-tirana-nder-10-destinacionet-me-te-mira-te-europes

Recommended