Ora News - Tirana, shtëpia e edicionit të 6-të Ndërkombëtar të shahistëve frankofonë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në të gjithë shkollat e Tiranës do të krijohet mundësia që nxënësit të mësojnë lojën e shahut. Duke e konsideruar si një mundësi fantastike, kryebashkiaku Erjon Veliaj, I pranishëm në Edicionin e 6-të Ndërkombëtar të shahistëve frankofonë, theksoi se përmes këtij projekti synohet masivizimi i këtij sporti.

?Është shumë mirë që të rinjtë po merren me sporte fizike, me basketboll, futboll, volejboll, por edhe sporti i mendjes është po aq i rëndësishëm. Ndaj, mezi pres që, bashkë me presidentin Shalsi, të hartojmë një program për të gjitha shkollat tona, si një mundësi fantastike për të rinjtë, të ndjekin kurse shahu në shkollat komunitare?.

Në turneun ndërkombëtar marin pjesë 32 shahistë nga 22 vende të ndryshme të botës. Veliaj nga ana e tij vlerësoi organizatorët ndërsa nënvizoi angazhimin për pritjen e aktiviteteve të tilla dhe në të ardhmen.

?Jam shumë i lumtur sot që Tirana është bërë shtëpia e shahut të frankofonisë. Falenderoj organizatorët, por mbi të gjitha presidentin tonë të shahut, mikun tonë Eduard Shalsi, i cili këto ditë e ka kthyer Tiranën në kryeqytetin e shahut. Jam shumë entuziast mbi potencialin që kemi, jo vetëm për të krijuar aktivitete ndërkombëtare, por për të pasur një përditshmëri të angazhimit, sidomos të të rinjve dhe të fëmijëve me shah?,

Kryebashkiaku shtoi se kjo traditë e bukur e nisur nga kryeministri Edi Rama dhe Eduard Shalsi që në vitin 2000, po vijon edhe në administratën e re. Ndaj Veliaj u shpreh se synon që ta kthejë këtë kampionat në një stacion të përvitshëm .

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tirana-shtepia-e-edicionit-t-6-te-nderkombetar-te-shahisteve-frankofone

Recommended