Report TV - 14 lëkundje tërmeti trondisin Vlorën, dëmtime në banesa

  • 6 years ago
Plot 14 tërmete me magnitudë nga 2.3 deri në 4.5 ballë, kanë tronditur gjatë natës së kaluar jugun e Shqipërisë. Sipas IGJEUM, epiqendra e tërmetit ka qenë në qytetin e Vlorës, 14 km nga Orikumi, dhe me një thellësi prej 2 km.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në Gjirokastër, Tepelenë, Sarandë dhe zonat përreth. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë prej orës 17:00 e deri në orët e para të mëngjesit, si dhe kanë zgjatur për disa sekonda.

Recommended