Tërmeti i fuqishëm, sizmologu për Report TV: Do ketë lëkundje, por nuk ka vend për panik
  • 4 years ago
Situata vazhdon të jetë alarmante në Tiranë dhe Durrës si rezultat i lëkundjeve të forta sizmike ndonëse rreziku më i madh ka kaluar. Shefi i departamentit të sizmologjisë në IGJEUM, Rexhep Koçi, në një prononcim për Report tv thotë se post tërmetit vazhdon të ketë lëkundje por normale sipas Kocit, pas një ngjarje të tillë, por nuk ka vend për panik.

?Situata post tërmetit vazhdon të jetë normale sic do ngjarje sizmike e kësaj madhësie. Që nga ora 3:56 minuta kanë vazhduar pasgoditjet dhe kanë kaluar numrin 120, por kane qenë me magnitudë më të vogël. Kjo situatë aktive me lëkundje sizmike do të na shoqërojë edhe në ditët në vazhdim, vetëm shpresojnë të jenë të një madhësie të vogël? tha ai.
Recommended