Masat kundër koronavirusit/ Drejtoresha e Shëndetit Publik Pogradec: Nuk ka vend për panik

  • 4 years ago
Drejtoresha e Shëndetit Publik të Pogradecit, Elona Katiraj duke folur rreth masave të ndërmarra në pikat kufitare të Qafë Thanës dhe të Tushemishtit është shprehur se monitorimi për personat e dyshuar me Koronavirus po vazhdon gjatë 24 orëve. Ajo ka thënë se deri më tani asnjë rast nuk ka patur simptoma të kësaj sëmundje ndërkohë ka shtuar se nuk ka nevojë për panik.

"Kemi ngritur grupe punë te përbashkëta. Këto grupe përbëhen nga mjekë epidemiologë dhe ndihmës epidemiologë. Prej ditësh kemi qëndruar këtu në bashkëpunim me policinë kufitare. Kemi një urdhër nga ministria e Shëndetësisë. Po shohim çdo rast të dyshuar për rastin e virusit. Duke qenë se dy doganat e Pogradecit janë me persona që kalojnë më parë në shumë filtra, rastet janë zero. Nuk besoj se do të ketë në vazhdim raste të tilla. Do të jemi prezent edhe në ditët në vijim. Kemi kabina të vogla që mund të izolohen personat e dyshuar. Më pas kemi një dhomë izolimi pranë spitalit. Shenjat janë si një grip i zakonshëm, por duhet i gjithë analiza. Masat do të jenë të vazhdueshme. Nuk është nevoja për panik. Me ato mjete që kemi ne do të jemi pranë doganave deri në një urdhër të dytë. Vetëm në 24 orët e mëparshme kanë qenë 1200 persona. Ka disa filtra nga shteti fqinj. Por ne do të jemi në krye të detyrës. " tha drejtoresha e shëndetit Publik në Pogradec, Elona Katiraj.

Recommended