Report TV - Emergjencat Civile: Tërmeti dje në Mirditë dëmtoi 9 banesa

  • 7 years ago
Emergjencat Civile deklarojnë se tërmeti që lëkundi dje Shqipërinë ka shkaktuar çarje të mureve të 9 banesave në njësitë administrative Kurbnesh, Klos, Bardhaj dhe Orosh.

Sot është ngritur grupi i punës për të verifikuar të gjitha banesat të cilat kanë problematikë për shkak të lëkundjeve të tërmetit në bashkinë Mirditë.

Tërmeti me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në fshatin Kthellë, Njësia Administrative Kurbnesh, bashkia Mirditë është ndier në qytet Shkodër, Lezhë, Burrel, Dibër, Klos, Tiranë, Krujë dhe Elbasan.

Recommended