Report TV - FA ndërtojnë urën mbi lumin Fan, Xhaçka: Reformë për emergjencat civile

  • 4 years ago
900 banorë të fshatrave Klos e Fan, prej ditës së sotme do ta kenë më të lehtë të shkojnë në shkolla, qendrat shëndetësorë, apo për tu lidhur me pjesën tjetër të Shqipërisë përmes Rrugës së Kombit.

Kjo ka ardhur falë kontributit të Forcave të Armatosura, të cilët ndërtuan një urë mbi lumin Fan. Ura ?bailey? që do t'u shërbejë banorëve të Fanit dhe Klosit ka një gjatësi prej 24 metrash dhe u bë e mundur  falë bashkëpunimit të ekspertëve xhenio, të profilizuar më së miri në ndërtimin e urave të tilla, me bashkinë e Mirditës.  Ministrja e Mbrojtjes shoqërohej nga deputetja Lindita Nikolla dhe kryebashkiaku i Mirditës, Ndrec Dedaj.Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë inspektimit të përfundimit të punimeve për urën ?bailey?, vlerësoi kontributin e FA dhe ekspertëve xhenio në komunitet.

Recommended