Emergjencat Civile në Vlorë, Haki Çako: Masa paraprake për përmbytjet
  • 6 years ago
Emergjencat Civile kanë zbritur në Vlorë këtë të premte. Në sheshin "Pavarësia" në Skelë u zhvillua një aktivitet sensibilizues nën moton "Risku nuk është fat është zgjedhje". Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Haki Çako, tha se Vlora është një nga zonat më të prekura, ndaj ky aktivitet është i domosdoshëm.

Duke sensibilizuar banorët e këtyre zonave, pasi Vlorë është qyteti i dytë pas Shkodrës që ka risk më të madh nga përmbytjet. Sipas Cakos duhet të merren masa paraprake duke reaguar dhe të sensibilizohen pasi kostoja pas përmbytjeve është shumë e madhe.