Report TV - Dëshmitari 'X', ishte ekstraduar më 2013-n nga Italia për trafikim automjetesh

  • 6 years ago
Albert Veliu, "dëshmitari X" i PD i cili denoncoi Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm se trafikon lëndë narotike, rezulton se ka qenë i dënuar në vitin 2008 nga Gjykata e Vlorës me tre vite burg për trafikim automjetesh nga Italia.

Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, më datën 14.08.2013 ka kryer ekstradimin nga Roma/Itali drejt vendit tonë të Albert Eqerem Veliut, asokohe vjeç 46, lindur në Vlorë. Aliu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr. 143, datë 05.05.2008, e ka dënuar me 3 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të trafikimit të mjeteve motorike, parashikuar nga neni 141/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 19.01.2006 policia rrugore ka bllokuar mjetin tip 'Volskwagen Golf', me targa JD15805. Pas hetimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi Albert Veliu, duke falsifikuar lejen e qarkullimit të automjetit të mësipërm, e ka futur atë në Shqipëri dhe ia ka shitur shtetasit Erion H.

Recommended