Report TV - Vrasja e grekut nga RENEA, minoritari: Ishte një djalë i mirë dhe interesohej për ne

  • 6 years ago
GJIROKASTËR- Pas vrasjes së ushtarit grek, Konstantinos Kacifas në Bularat nga forcat RENEA, për Report Tv ka reaguar dhe një banor i fshatit i cili u shpreh kundër vrasjes së tij, duke u shprehur se ai ishte një djalë i mirë dhe se interesohej për ta.

Ishin shumë forca policie dhe duhet ta kishin kapur të gjallë jo ta vrisnin. Ai ishte djalë i mirë dhe interesohej për ne, ai ngriti flamujt në fshat. Familja e tij është e mirë dhe ne si fshatarë jemi mërzitur për humbjen e tij. Nuk ka bërë keq në fshat.

Banor i Bularatit 
Ekstremisti grek Konstantinos Kacifa hapi zjarr ndaj efektivëve të policisë në breshëri për më shumë se 30 minuta.

35-vjeçari ishte pjesë e batalionit të Forcave Speciale të Forcës Tokësore, ndërsa pas lokalizimit nga policia në Bularat nuk iu bind urdhrit për të hedhur armën, për t?u dorëzuar duke refuzuar, madje duke qëlluar me armë në drejtim të bluve, në këtë moment RENEA e ka ekzekutuar duke e qëlluar në kokë dhe në gjoks.

Recommended