Report Tv-Artan Hoxha: Greku ishte i shtrirë dhe i pozicionuar kundër RENEA-s
  • 5 years ago
Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha i ftuar në emisionin ?Repolitix? zbuloi detaje të reja nga ngjarja ku u ekzekutua minoritari grek në Gjirokastër. Hoxha tha se Kacifas u vra me 2 plumba, në brinjë dhe jo me snajper, por me një armë tip HS-Hecler, prodhim gjerman i 2016 i kalibrit 5.65 mm. Në momentin e ekzekutimit, sipas gazetarit investigativ ai ka qenë i shtrirë i pozicionuar kundër RENEA-s.

Të gjitha të shtënat e tij ishin mbi makinën e policisë. Patrulla e policisë së Gjirokastrës me tre policë është njoftuar nga banorët pas ceremoninë. Shkoi në qendër të fshatit, policët kanë qenë brenda në makinë. Personi del dhe qëllon tek e tek, e ka kryer shërbimin ushtarak pranë forcave ushtarake greke. Është njeri i stërvitur. Të gjithë fishekët janë blindëshpues, prandaj te makina e policisë hyri dhe doli plumbi. Ai kishte 9 karikatorë, 270 fishekë blindëshpues. Në momentin që ka qëlluar patrulla nuk ka reaguar.
Recommended