Ora News - "Mos e lësho Fatmirin siç lëshove Saimirin!" Rama ka një përgjigje për këtë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në mbledhjen e grupit parlamentar lidhur me çështjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, vëllai i të cilit është dënuar për trafik droge në Itali, Rama i ktheu një përgjigje dhe socialistëve jo vetëm të thjeshtë por dhe të atyre brenda radhëve të PS-së të cilët i kanë përcjellë mesazhin: "Mos e lësho Fatmirin siç lëshove Saimirin. Saliu nuk ka lëshuar vrasës e kriminelë me damkë, ti je gati të lëshosh këtë të dojë Saliu"

Edi Rama: Kam ndjekur me vëmendje reagimet e njerëzve. Më ka bërë përshtypje një reagim i shprehur në mënyra të ndryshme në drejtimin tim që në thelb përmblidhet me fjalitë "Mos e lësho Fatmirin siç lëshove Saimirin. Saliu nuk ka lëshuar vrasës e kriminelë me damkë, ti je gati të lëshosh këtë të dojë Saliu. Lëshove Saimirin një ministër të brendshëm me incizime, mos lësho dhe këtë tjetrin për të mbajtur karrigen tënde, etj me radhë që sot meritojnë prej meje një përgjigje. Unë them të gjithë atyre se unë mendoj ndryshe nga ata, edhe pse respektoj plotësisht shqetësimin e tyre i cili lidhet me bindjen legjitime tek shumë qytetarë të këtij vendi se drejtësia nuk mund të bëhet duke shkuar pas gjurmëve të njerëzve tanë, ndërkohë që ujqërve të padrejtësive monumentale në këtë vend jo vetëm nuk u ka hyrë gjë në këmbë por duhet tu dëgjojmë përditë ulërimën duke kërkuar koka ndër ne.

Por ja si e mendoj unë

Së pari ne nuk jemi ata. As nuk jemi si ata dhe as nuk mund dhe nuk duhet kurrsesi të bëhemi si ata. Nuk jemi të rënë nga qielli. Ëngjëj jo e jo. Nuk jemi as të pagabueshëm dhe as të pakritikueshëm, - nuk bëhet fjalë- dhe as të paprekshëm asesi, nga të këqijat që prekin njerëzit kur ulen në një karrige, që nga karrigia e një drejtuesi të vogël në një zyrë në provincë, deri tek ajo në një zyrë ministrie. Ne kemi një dallim themelor me ta, ne socialistët e mandatuar nga populli, historikisht, dhe jo vetëm sot marrim përgjegjësi për vendin dhe mbajmë përgjegjësi për veten.

Ndërsa ata janë të papërgjegjshëm për vendin dhe sa për veten e tyre e kanë lënë veten peng qysh prej vitit 1991 tek po një njeri. Parimi i atij pengmarrësi të partisë së tij, në krye të atyre pra, për thuajse 30 vjet me radhë është Unë të ngre dhe unë të mbaj. Mjafton të bësh atë që them unë dhe ti mund të vrasësh, djegësh e godasësh dhe unë stë lëshoj gjallë. Kjo kulturë prej bajraku stalinist është kultivuar si një mortje jo vetëm në oborrin e PD-së por në një pjesë të shoqërisë tonë të përcarë prej atij pengmarrësi me zjarrin e urrejtjes prej stalinisti dhe me hekurin e babëzisë për pushtet e lavdi prej bajraktari.

Ndërsa tek ne s'ka qenë kurrë kështu dhe nuk ka për të qenë kurrë kështu. Sepse ne nuk jemi si ata jemi shumë ndryshe.

Ata kanë shkatërruar e prishur më shumë se kanë ndërtuar, ndërsa ne të tërë historinë tonë qysh prej lindjes së PS-së mirë apo keq, kemi ndërtuar se kemi shkatërruar.

Për tu kthyer tek unë, ju që jeni këtu dhe kush ka punaur dhe punon me mua e di fare mirë që në këtë fa...

Recommended