Ora News - Manja: Mandati i Llallës mbaron në 7 dhjetor, Kuvendi do ketë një përgjigje për këtë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja i ka dhënë fund dilemave për mandatin e Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Në një deklaratë të shkurtër për gazetaret nga selia e Kuvendit, Manja duke iu referuar Kushtetutës tha se mandati i Prokurorit mbaron në datën 7 dhjetor.

Manja: Kësaj çështje i ka dhënë përgjigje dhe kushtetuta dhe neni 109 2 i ligjit për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë. Që do të thotë mandati i Prokurorit mbaron në datën 7 dhjetor 2017. Kuvendi i Shqipërisë do të ketë një përgjigje për këtë situatë të krijuar

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/manja-mandati-i-llalles-mbaron-ne-7-dhjetor-kuvendi-do-kete-nje-pergjigje-kete