Ora News - Çupi: Bashkëpunim Rama-Basha për të goditur Xhafajn, 3 arsye pse

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gazetari Frrok Çupi i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, beson se ka një bashkëpunim midis kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Basha për të goditur ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Çupi: Ish-ministri i Brendshëm Tahiri, shumë i privilegjuar i kryeministrit, çfarë do të thotë se ka pasur besim të pakufishëm ndaj tij. Besimi i pakufishëm ndaj tij e kompleton me informacion të pakufishëm dhe me guxim të pakufishëm për të vepruar mbi këtë informacion. Vijmë tek argumenti i dytë, tek karakteri. Ai ka një individualitet që regjistron çdo gjë. Mund t'ju them se ai ka një informacion të pakufishëm si për njërën palë ashtu edhe për palën tjetër. Pala tjetër është më e rrezikuar. Opozita.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sonte-ne-360-grade-tahiri-xhafa-dhe-llalla-si-trekendeshi-i-bermudes

Recommended