Ora News - Opozita kundër Anti-KÇK, Rama dhe Basha replika në distancë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Opozita shprehet skeptike për funksionimin e paketës Anti-KÇK. Sipas Partisë Demokratike, Edi Rama, nuk mund të luftojë krimin dhe korrupsionin pasi pushteti i tij varet prej tyre.

Ish-deputeti, Enkelejd Alibeaj, në një dalje të posaçme nga selia e PD-së vendosi në pikëpyetje funksionimin e paktës Anti-KÇK dhe sfidoi Kryeministrin duke i kërkuar që ta nisë zbatimin e ligjit nga trafikanti Edmond Bego, për të cilin tha se është mik i Taulant Ballës dhe Erion Veliajt.

Alibeaj: Lufta kundër krimit të organizuar dhe pasurive të tij të paligjshme është emergjencë kombëtare, por kjo e Edi Ramës është vetëm propagandë dhe tallje me shqiptarët, në përpjekje për të të mbuluar bashkëqeverisjen e tij me krimin. Nëse nuk do të ishte kështu, trafikanti ndërkombëtar i drogës Edmond Bego nuk do të kishte marrë nga qeveria e korruptuar e Edi Ramës tendera, leje dhe licenca.

Që kur lidhi miqësi me Taulant Ballën, numrin 2 të Partisë Socialite, Edmond Bego ka marrë 14 milionë euro para publike, në shkelje të ligjit të prokurimit publik, i cili përjashton nga pjesëmarrja në tender personat e dënuar për trafik ndërkombëtar droge.

Le ta nisë zbatimin e ligjit anti KÇK me goditjen e trafikantëve të dënuar të drogës dhe pasurive të tyre të paligjshme, si Edmond Bego i Taulant Ballës, për të cilin, bashkë me Erion Veliajn, ndryshuan rrjedhën e lumit të Lanës, duke i hapur rrugën pastrimit të 60 milionë eurove.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/antki-kck-alibeaj-propagande-e-rames-te-mbuluar-bashkeqeverisjen-me-krimin

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/2CKV_fjYdh8
Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended