Rama: “Skenar makabër me gardistin për të goditur Xhafajn” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të neveritshëm e ka konsideruar kryeministri Rama reagimin e opozitës ndaj humbjes së jetës së punonjësit të Gardës. Pasi shprehur ngushëllimet familjes, kreu i qeverisë tha se të afërmit e gardistit, u gjendën nën rrebeshin e zi të sulmeve politike, që dominojnë politikën.



Edi Rama: ?Agresioni brutal ndaj djalit që u nda nga jeta përfshirja e tij në një skenar makabër për të goditur ministrin e Brendshëm dhe qeverinë, vërtetë nuk ka fjalë për t?u komentuar. Është i neveritshëm, i turpshëm, një jetër shembull i një vështirësie të jashtëzakonshme e artificiale në të cilën gjendet hapësira e debatit politik?.



Edhe në rastin e afrimit të vendit me Bashkimin Europian, kryeministrit Rama tha se opozita luajti një rol negativ, duke u përpjekur të bllokojë çeljen e negociatave për anëtarësim.



Edi Rama: ?E llahtarshme se si dinamika e opozitës sonë pa fe, pa atdhe e përkthyen për Shqipërinë, jo për PS e qeverinë, përpiqet tu tregojë shqiptarëve formën e një gënjeshtre të madhe. Shqipëria mori nga KE rekomandimin pa kushte rekomandimin për negociata pa kushte, që është makineria për të dhënë konkluzione. Kur shkojnë në Këshill jemi në subjektivitetin e vendeve anëtare?,



Në takimin e banorë të Korçës, Rama vuri theksin tek rritja ekonomike, e cila sipas tij duhet të vijojë në mënyrë që të jetë e ndejshme tek qytetarët. Po shut, shefi ekzekutivit nënvizoi nevojën e bashkëpunimit me qytetarët për të denoncuar çdo punonjës të administratës që nuk u përgjigjen interesave të tyre legjitime.

Recommended