Ora News - PD bllokon Komisionet: Fatmir Xhafaj të japë dorëheqjen

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nuk do të ketë jetë normale nëse nuk dorëhiqet apo shkarkohet ministri aktual i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Ashtu sic vendosi një ditë më parë PD ka shkuar në komisionet parlamentare me një qëllim, të bllokojë punën e tyre duke e cilësuar të pavend vijimin e seancave normale në një kohë që janë publikuar fakte serioze për vëllanë e ish-ministrit të Brendshëm.

Në komisionin e Medias ku drejtimin e ka opozita ajo qe u detyrua te ikte ishte mazhoranca.

Ndërkohë në Komisionin e Ekonomisë kreu i komisionit u mundua të ruajë qetësinë duke i dhënë fjalën disa deputetëve. Edmond Spaho kërkoi largimin e ministrit të Brendshëm nga posti që mban në mënyrë që ti hapë rrugën prokurorisë të zbardhë të gjithë ngjarjen

Spaho: Po bëjmë thirrje që ministri i Brendshëm të japë dorëheqjen që ti hapë rrugë drejtësisë, nuk po kërkojmë që të dënohet ministri i Brendshëm, me atë le të merret prokuroria dhe gjykata. Ne kërkojmë që të ndërpresim mbrojtjen politike që i jepet vëllait të ministri të Brendshëm.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-bllokon-punen-edhe-tek-komisioni-i-ekonomise

Recommended