Ora News - Pogradec, "Benzi" me katër vajza përplaset me një tjetër mjet, tri plagosen

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tre vajza mbetën të plagosura pasditen e kësaj të diele në Pogradec teksa mjeti "Benz" me targa AA258AU me të cilin udhëtonin u përplas me një tjetër "Benz" me targa AA626TB që drejtohej nga shtetasi Xh.M, rreth 24 vjeç.

Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Petrushë. Makina e të plagosurave drejtohej nga shtetesja N.B, rreth 22 vjeçe, banuese në Maliq.

Nga përplasja e mjeteve janë dëmtuar shtetaset A.B, 26 vjeçe; S.A, 27 vjeçe, si edhe shtetasja Majlinda Tabaku, rreth 28 vjeçe.

Ato janë transportuar në Spitalin e Pogradecit për të marrë mjekim, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se Tabaku aktualisht është në gjendje të rëndë, ndërsa dy vajzat e tjera jashtë rrezikut për jetën.

"E plagosura ka marre demtime te shumta ne koke dhe trup. Momentalisht ndodhet ne gjendje te rende" bëjnë me dije burimet.

Policia ka shoqëruar në ambjentet e Komisariatit shtetasin Xh.M, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pogradec-benzi-me-kater-vajza-perplaset-me-nje-tjeter-mjet-tri-plagosen

Recommended