Ora News - PAA takim në Lushnje, Duka: Angazhim maksimal për zgjedhjet vendore

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lushnja ishte ndalesa e radhës e turit të kryetarit të Partisë Agrare Ambientalistë për organizimin e partisë për zgjedhjet lokale të vitit 2019.

Kryetari Agron Duka në takimin me strukturat kërkoi angazhim maksimal për rritjen e Partisë Agrare Ambientaliste, si forcë politike që përfaqëson interesat e atyre që punojnë siç u shpreh Ai.

Duka: Ne po bëjmë takime në të gjithë qarqet e Shqipërisë për përgatitjen e zgjedhjeve vendore. Këtu në Lushnjë e bëmë vetëm me zonën e Lushnjës pasi dihet se është zona me e rëndësishme për prodhimin bujqësor.

Duke u ndalur tek subvencionet në bujqësi si një prej shqetësimve kryesore të ngritur gjatë takimit, duka komentoi protestën e fermerëve të kësaj zone të zhvilluar javën e shkuar, duke iu kërkuar të mos hedhin produktet e tyre në rrugë, por mazhorancën.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/paa-takim-ne-lushnje-duka-angazhim-maksimal-zgjedhjet-vendore

Recommended