Ora News - Ekstradimi, Izet Haxhia: Asnjë marrëveshje me asnjë krah të politikës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Izet Haxhia ndodhet në qelinë e burgut 302 që nga e marta në mbrëmje, por ai ka zgjedhur të përdorë facebook-un për t'iu përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Berisha. I akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit, ai ka shkruar në facebook se nuk po bashkëpunon me asnjë parti politike por do të gjykohet me drejtësi. Ndërsa kreu i grupit të PS-së i quan çmenduri deklaratat e ish-kryeministrit Berisha.

"Një kriminel më shumë në krah të Edi Ramës". Këtyre akuzave të ish-kryeministrit Berisha në emisionin "360 Gradë" në Ora News i është përgjigjur vetë i akuzuari, i cili mbërriti dy ditë më parë nga Turqia me procedurë ekstradimi.

Me anë të një statusi në facebook që administrohet nga partnerja e tij, Izet Haxhia i quan spekulime këtë akuza, duke shkruar se nuk ekziston asnjë marrëveshje me asnjë parti politike dhe se çdo spekulim në lidhje me këtë është gënjeshtër.

"Në mënyrë kategorike, absolute dhe të panegociueshme nuk kam bërë asnjë marrëveshje, asnjë shitje-blerje, asnjë bisedë të fshehte a të pa-fshehtë, me absolutisht asnjë krah të politikës në Shqipëri!!!! Qofshin të majtë, apo të djathtë!! Çdo spekulim mbi këtë temë është i gënjeshtër dhe levërdisëse për ata që i fshihen të vërtetave!! U vetëdorëzova me dëshirën time të lirë, për të kërkuar të drejtën legjitime, si çdo shtetas tjetër, të gjykohem me DREJTËSI!!

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ekstradimi-izet-haxhia-asnje-marreveshje-me-asnje-krah-te-politikes

Recommended