Ora News - Tahiri nuk e kënaq opozitën: Bota kërkon dorëheqjen e Ramës!

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lulzim Basha nuk ishte në Parlament dhe dorëheqjen e ish-ministrit Saimir Tahiri e komentoi në rrejtet sociale, duke e cilësuar si pakt mes tij dhe Edi Ramës për ti shpëtuar drejtësisë.

Basha listoi 5 argumenta për të mbështetur atë që ai e quan lojë në vazhdim të dyshes Rama-Tahiri.

Më 19 prill Saimir Tahiri mori pjesë në seancë plenare pas 6 muajve mungesë për të shpëtuar mandatin e deputetit. Çfarë ndryshoi këto dy javë? Pyet në mënyrë retorike Lulzim Basha:

Basha: Asgjë, përveç vizitës së Ramës në Berlin dhe premtimit se do ta zgjidhte problemin e imunitetit të Saimir Tahirit. Dorëzimi i mandatit konfirmon se është Edi Rama ai që e ka mbrojtur dhe vazhdon ta mbrojë Saimir Tahirin dhe se kjo është loja e të dyve bashkë për të mbyllur dosjen ?Tahiri?. Saimir Tahirit nuk i duhet imuniteti parlamentar përsa kohë ai shantazhon kryeministrin me aferat e tij korruptive dhe lidhjet kriminale të familjes së tij.

Ndërsa ish-kryeministri e cilësoi si asgjë dorëheqjen nga mandati i deputetit të ish-ministrit Saimir Tahiri, përsa kohë tha ai Rama vazhdon të jetë kryeministër.

Berisha: Edvin Kristaq Rama, i cili përpiqet me çdo kusht të mbijetojë, ndonëse i damkosur ai nuk kupton se bota nuk po kërkonte kokën e Saimir Tahiri, po kërkon në të katër anët dorëheqjen e Edi Ramës. Edi Rama është pengesa kryesore drejt BE, Edi Rama është gjeneratori i rekordeve më të zeza të Shqipërisë. Para tre ditësh mediat franceze e shpallën Shqipërinë si vendin kryesor të eksportit të kanabisit mbi dhe. Përsëri ngarkesat që të çojnë tek Olsi qarkullojnë në të gjitha kancelaritë e Europës. Edi Rama është kalbësira e pushtetit në Shqipëri, Ballkan e Europë që duhet të hidhet sa më parë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tahiri-nuk-e-kenaq-opoziten-bota-kerkon-doreheqjen-e-rames

Recommended