RTV Ora - Zheji paralajmëron dorëheqjen e Ramës: Dakordësi në nivele të larta dhe sistem garancish
  • 5 years ago
#rtvora

Analisti dhe drejtuesi i emisionit "360 Gradë" në RTV Ora, Artur Zheji, deklaroi se po përgatitet dorëheqja nga Rama.

Zheji tha se do të ketë një dakordësi të niveleve shumë të larta dhe një sistem garancish për daljen e tij nga skena politike në mënyrë të paqtë.

Madje këtë tezë të tij ai e mbështeti dhe në një deklaratë të mikut dhe këshilltarit të kryeministrit Baton Haxhiu, i cili dje foli për fundin politik të Ramës.

Duke komentuar protestën, Zheji tha se protesta e sotme e opozitës është jo për rrëzimin e Ramës, por festa për rrëzimin e tij.

Artur Zheji: Masiviteti është shumë i madh.Ka një gëzim të brendshëm në protestë dhe gëzimi vjen nga bindja se Rama shpejt do të japë dorëheqjen.Ky gëzim i protestës është sepse lajmi virbron në protestë. Rama e ka gjetur rrugëdaljen. Do të ketë një dakordësi të thellë të niveleve shumë të larta dhe një sistem garancish që mund të kemi një dalje nga skena në mënyrë paqësore. Nëse vutë re një lajm që ka bërë xhiron e rrjeteve, një nga miqtë e tij më të ngushtë dhe këshilltarët e tij më jetëgjatë Baton Haxhiu foli dje për fundin politik të Ramës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/zheji-paralajmeron-doreheqjen-e-rames-dakordesi-ne-nivele-te-larta-dhe-sistem-garancish

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended