Edita Tahiri i përgjigje Ramës: Nuk ishte i zoti të kundërshtoje në Serbi ndryshimin e kufijve
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, iu përgjigj nëpërmjet Ora News, deklaratave të Edi Ramës kundër saj në lidhje me vendimin e Presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar Gent Cakajn në postin e ministrit të Jashtëm.

Gjatë intervistës për Ora News, ajo theksoi se Rama nuk ishte i zoti për të kundërshtuar gjatë vizitës në Beograd ndryshimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë.

Tahiri: Mendoj që Presidenti Meta bëri një vendim kombëtar dhe vizionar sepse nuk dekretoi një kandidat që ishte hapur për ndryshimin e kufijve, që i bie që ka qenë hapur pro dëmtimit të interesave nacionale. Me këtë vendim, Presidenti Meta edhe një herë e rikonfirmoi ashtu siç është deklaruar që është në mbrojtje të shtetit të Kosovës dhe luftës tonë 100 vjeçare për të ardhur deri tek pavarësia.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/edita-tahiri-i-pergjigje-rames-nuk-ishte-i-zoti-te-kundershtoje-ne-serbi-ndryshimin-e-kufijve
Recommended