Meta dekoron ish-Presidentin e Kroacisë, Mesiç: Rishikimi i kufijve Serbi-Kosovë është e gabuar
  • 5 years ago
Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar në 106 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ish-presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesiç me dekoratën e ?Flamurit Kombëtar?. Meta u shpreh se ky vlerësim përkundrejt ish presidentit të Kroacisë vjen për përpjekjet e vazhdueshme që ka bërë për të mbrojtur interesat e shqiptarëve në Ballkan.

Sot ne kujtojmë të gjithë ato miq që na kanë ndihmuar për të realizuar idealet tona kombëtare. Ndaj sot të gjithë së bashku, jemi mbledhur për të dekoruar presidentin Stipe Mesiç dhe t'i shprehim mirënjohjen për gjithçka ka bërë për popullin shqiptar. Presidenti është një mik i pazëvendësueshëm, i cili ka mbrojtur me të drejta e shqiptarëve. Presidenti ka më shumë se 50 vite në mbështetje të shqiptarëve. Në momentet më të vështira të kombit shqiptar, ku regjimi i Milloshevicit ndaj Kosovës e kundërshtoi me forcë, një luftë e cila përgjaku Kosovën. Ai ishte një zë i fortë kundër masakrave dhe spastrimeve etnike, e cila e shoqëroi këtë luftë. Si presidenti i Kroacisë në dy mandatet e tij vijojë të mbrojë kauzën e Kosovës dhe të pavarësisë së saj. Ai është një avokat i palodhur i mbrojtjes së zërave të shqiptarëve në Maqedoni dhe në Luginën e Preshevës. Kontributi i tij ka qenë shumë i vyer, por sot në ditën e flamurit tonë kombëtar ndaj këtij burri të shtrenjtë kam nderin ta dekorojë me dekoratën e ?Flamurit Kombëtar?. Faleminderit edhe njëherë zoti president për gjithçka ke bërë për Shqipërinë.

Ilir Meta, President
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiç theksoi pas marrjes së çmimit se dekorata e marrë është një vlerësim për punën si dhe një shtysë për të vijuar përpara në të njëjtin mision. Ai foli edhe për regjimin e Millosheviçit, duke e cilësuar si një nismë që përfundoi me zero centimetra të fituar dhe 100 mijë të vrarë. Duke u mbështetur në këtë shembull të marrë, Mesiç e cilësoi idenë e ndryshimit të kufijve Serbi-Kosovë si të gabuar dhe e vendosi theksin tek drejtimi për në Bashkimin Evropian.
Recommended