Meta kundër ndryshimit të kufijve: S'ka zgjidhje me pak shqiptarë në Serbi dhe pak serbë në Kosovë
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Në 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, Presidenti, Ilir Meta përsëriti edhe njëherë qëndrimin e tij kundër idesë së shkëmbimit të kufijve.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast nga Ambasada e Kosovës, Meta tha se vetëm njohja reciproke mes Serbisë dhe Kosovës do të sillte stabilitet për rajonin.

Ilir Meta: Në Ballkan nga eksperienca ime 30 vjeçare nuk ka popull të keq dhe popull të mirë por ka politikë të mençur dhe vizionare dhe politikë vrastare dhe shkatërruese. Kjo është e vlefshme për të gjithë vendet dhe gjithë popujt.

Së dyti, në Ballkan çdo popull dhe çdo komb është shumicë në një shtet dhe është pakicë në një shtet tjetër. Zgjidhja kurrë nuk mund të jetë ndryshimi i kufijve por respektimi i njëjtë i standardeve europiane të çdo pakice në çdo vend. Kjo është arsyeja që Shqipëria ka bërë dhe bën përpjekjet maksimale për të treguar përgjegjshmërinë e plotë për respektimin e të gjithë pakicave.Pas kësaj ngjarje të rëndësishme ne kemi një ngjarje tjetër shumë të rëndësishme që është festa e Serbisë ku duhet të marrim pjesë.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/meta-kunder-ndryshimit-te-kufijve-ska-zgjidhje-me-pak-shqiptare-ne-serbi-dhe-pak-serbe-ne-kosove

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended