Vasili për 'Report Tv': Rishikimi i kufijve ka sjellë luftra, tezë shumë e rrezikshme

  • 6 years ago
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i ftuar në studion e ?Report Tv? ka folur mbi zhvillimet e fundit në vend dhe në rajon.

I pyetur për zhvillimet në Kosovë, Vasili është shprehur se qartasi bëhet fjalë për një shkëmbim territoresh dhe se kjo është një tezë shumë e rendësishme.

Intervista e plotë:

1.Çështjen e korrigjimit të Kufijëve Kosovë-Serbi, si e shikoni ju?

Ky dialog është i rëndësishëm, nuk duhet dhe nuk mund të ndalet. Por dialogu mbi një tezë e tillë është shumë e rrezikshme, mund të jetë e dimensioneve të pakontrolluara. Dialogu duhet të ndërtohet mbi bazën e integritetit territorial, bashkëjetësës dhe vendosja e dialogut në nivelin e barazisë. Dialogu duhet të jetë i barabartë, por si mund të jetë i barabartë dialogu kur Serbia nuk e njeh Kosovën.

2. Ideja e Thaçit?

Çdo ditë po zbardhen elemente të reja, Rama mbështeste idenë e Vuçiç. Këto janë fakte shumë të rënda. Ne i marrim vesh nga të huajt. Si mundet që kryeministri të jetë kundër BE-së dhe interesave të shqiptarëve? Unë si shqiptar jam i interesuar vetëm për të ardhmen e Kosovës. Nga politika kosovare Veseli dhe Haradinaj kanë qënë të qartë për qëndrimin e tyre, ndërsa presdenti Thaçi është i vetëm.

Hapja e një kutie pandore do të plotësonte orekset e ndonjë shteti të caktuar.

3. Sa i përket situatës në vend, si po e shikoni procesin e Vettingut?

ONM kanë ankimuar 6 zyrtarë. Do të ishte e mirë që KPK dhe ONM të ishin në një rrallë. Por çfarë ka ndodhur? Në vend që subjektet e shkarkuara që të apelonin vendimet, ankesat vijnë nga ndërkombëtarët. Vetingu ka krijuar tensione edhe tek Komisioni i Venecias.

Nga ana tjetër, Rama duhet të qëndronte i qetë. Pse duartroket? Është fakt që ai gëzon sa herë që shikon se e ka kapur mirë nga duart e tij.

Kur kam qënë ministër i Drejtësisë, kam kërkuar definimin e raporteve të ONM-së dhe Vettingut. Në atë kohë dëgjova vetëm përgjigje partizane. Shqetësimet e mija nuk u morrën parasysh.

Tani ONM apelon vendimet e KPK-së. Ky është një turp! Kjo çarje tregon qartë se prodhuan një proces të çalë.

Recommended