Report TV -Gjiknuri: PD erdhi shumë vonë në tavolinë, të sjellë një model e të diskutojmë

  • 4 years ago
"T'ju jap qëndrimin e përgjithshëm të PS-së. Një gjë është për t'u përshëndetur që risitë kushtetuese janë gjetur edhe nga opozita jashtëparlamentare sepse në dokument mbështesin hapjen e listave. Ka rëndësi që PD u rikthye në tavolinën e negociatës, fatkeqësisht duke humbur kohë. Koha nuk mund të ndalë sa herë PD i kthehet mendja. Mundësojnë hapjen e listave dhe së dyti çështja e koalicioneve listave, mund të zgjedhim modelet perëndimore. Kodi i ka mundësitë dhe së bashku me opozitën jemi të gatshëm ti detajojmë këto rregulla për një administrim të zgjedhjeve. Le të gjejmë vende që kanë lista të hapura, le të gjejnë modele dhe jemi të gatshëm të diskutojmë. Risia më e madhe e ndryshimeve kushtetuese është hapja. Në momentin që miratohen ndryshimet kushtetuese hajde të diskutojmë. Gjithçka është e mundur që shumë shpejt mendimi të marrë fuqi që jo më pak se 2 të 3. Ka sfida hapja e listave, nuk është kollaj të thuhet u hapën. Kontributi i PD-së do ata bëjë këtë proces më të besueshëm", tha Gjiknuri.

Recommended