Ora News – Xhaxhai i Gacalin Kopshit në shok: Erdhi të sjellë një vegël pas peshkimit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Xhaxhai i Gacalin Kopshtit, 30-vjeçarit që mbëti i vdekur nga të shtënat me armë në një lokal në Dajç është i shokuar nga ajo çfarë ka ndodhur.
Në një prononcim për mediat, ai tregon se Gacalini kishte qenë për peshkim dhe kishte kaluar me motorin e tij nga lokali për ti sjellë një vegël pronarit të lokali.
?Ku ku për ne! Nuk di gjë çfarë është bërë për ne. Ka qenë duke gjujt peshk, ka ardh me e pru një vegël për me e ndez këtu. Motorrin e ka aty i vdekuri. Gacalini e ka motorrin aty?.
Ndërkohë një tjetër nip i të moshuarit, shtetasi V.K 22 vjeç ka mbetur i plagosur. I pyetur nëse Gacalini ka pasur ndonjë konflikt, ai thotë se s?ka dijeni.
Gazetari: Konflikte ka pasur?
?Nuk di gjë. Nuk kam haber.Një nip tjetër i imi është i plagosur dhe një tjetër i pronarit të lokalit. Ky ka ardh me i pru një vegël këtij Sejdinit?.
Nga të shtënat me armë në lokal mbetën të vdekur dy persona Arjet Saiti 42 vjeç dhe Gacalin Kopshti 30 vjeç.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/xhaxhai-i-gacalin-kopshit-ne-shok-po-gjuante-peshk-erdhi-te-sjelle-nje-vegel/

Recommended