Kanceri i Qafës së Mitrës, gjinekologia Rista: Kemi shifra të larta, pacientet vijnë shumë vonë

  • 6 years ago
Duket se gratë shqiptare nuk janë ende të ndërgjegjësuara sa ç?duhet lidhur me kontrollet e vazhdueshme që duhet të kryejnë për të diagnostikuar në kohë kancerin e qafës së mitrës, një nga patologjitë më të rënda që e shkurton jetën e grave në kulmin e moshës së tyre (45-50 vjeç) dhe e dyta sëmundje që shkakton më shumë viktima pas kancerit të gjirit. E ftuar në emisionin ?Rreze Dielli? në Report TV, obstetër gjinekologia Mirela Rista shprehu shqetësimin se pacientet vijnë shumë vonë për tu diagnostikuar.

Tek ne mund të themi që kemi shifra më të larta se në botë sepse konstatojmë që pacientet vijnë vonë për tu diagnostikuar dhe të kapin gjendjen parakanceroze. Ato vijnë me ankesa në kohën që ka avancuar sëmundja dhe që janë në stadin e kancerit të qafës së mitrës. Ato humbasin me vite, shkëputen nga mjeku gjinekolog, nuk paraqiten për të bërë check up-in e pap testit dhe arrijnë në ato momente kur sëmundja ka avancuar. Kanceri i Qafës së Mitrës është një nga patologjitë më të rënda që e shkurton shumë jetën e grave dhe largon nga jeta zonja e nëna në moshën më aktive të tyre sepse e ka pikun në moshat 45-50 vjeç.

Mirela Rista, gjinekologeKanceri i qafës së mitrës është një deformin qelizor që mund të formohet në qafën e mitrës të çdo gruaje dhe shkaktari kryesor është virusi human papiloma i njohur ndryshe si (HPV).Ky virus përhapet nëpërmjet kontakteve seksuale dhe transmetimi jo seksual është i rrallë. Mjekja Rista shpjegoi se ky lloj kanceri kalon në disa faza parakanceroze duke theksuar se prania e virusit HPV tek një paciente nuk nënkupton domosdoshmërisht se ajo është me kancer, pasi infeksioni mund të nxirret nga njeriu në mënyrë natyrale brenda 2 vitesh.

E ftuar në studion e ?Rreze Dielli? ishte dhe Mirela Sinaj, një paciente që prej disa vitesh po kurohet pikërisht nga kanceri i qafës së mitrës. Ajo tregoi se si kishte zbuluar sëmundjen ndërsa u bëri thirrje grave të mos kenë turp pasi një kontroll mund tu shpëtojë jetën.

Recommended