Report TV - Kanceri i qafës së mitrës, pacientja: Gra mos kini turp, por bëni kontrolle

  • 6 years ago
Kanceri i qafës së mitrës është një deformin qelizor që mund të formohet në qafën e mitrës të çdo gruaje dhe shkaktari kryesor është virusi human papiloma i njohur ndryshe si (HPV).Ky virus përhapet nëpërmjet kontakteve seksuale dhe transmetimi jo seksual është i rrallë. Mjekja Rista shpjegoi se ky lloj kanceri kalon në disa faza parakanceroze duke theksuar se prania e virusit HPV tek një paciente nuk nënkupton domosdoshmërisht se ajo është me kancer, pasi infeksioni mund të nxirret nga njeriu në mënyrë natyrale brenda 2 vitesh.

E ftuar në studion e ?Rreze Dielli? ishte dhe Mirela Sinaj, një paciente që prej disa vitesh po kurohet pikërisht nga kanceri i qafës së mitrës. Ajo tregoi se si kishte zbuluar sëmundjen ndërsa u bëri thirrje grave të mos kenë turp pasi një kontroll mund tu shpëtojë jetën.

Bëra një pap test, e ndjeja veten që nuk isha mirë. Ndihesha e plogësht, gjatë ditës isha e dobët, e ndjeja se diçka nuk shkonte. Tani unë jam shumë mirë, pas operacionit dhe falë doktoreshës e cila më tha që duhet të operohesha sa më shpejt. Bëra disa analiza në Itali dhe më kanë dalë shumë mirë. Do ti thoja të gjitha grave që të mos kenë turp se mund të shpëtojë jeta e çdo njeriu, ndaj bëni kontrolle sa më shpesh.

Mirela Sinaj, paciente

Recommended