Ora News - A hapen negociatat në qershor? Rama: Nuk kemi asnjë vend që ja thënë jo!

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama në një intervistë ekskluzive për "Tonight Ilva Tare" në Ora News, i pyetur nëse do të hapen negociatat në qershor, tha se ai edhe ai pret si qytetarët shqiptarë për ta mësuar këtë, duke nënvizuar se ky vendim varet nga vendet anëtare të BE-së që përballen me forca skeptike për zgjerimin.

Tare: A do të hapen negociatat dhe nga se varen?

Rama: Këtë dua të di edhe unë sepse ne i kryem me sukses detyrat e shtëpisë për këtë fazë, e cila nuk është fundi i procesit të anëtarësimit dhe tani topi është në fushën e politikës pas janë vendet anëtare që duhet të mbështesin rekomandimin që objektivisht nuk do të ketë problem. Në vendet anëtare ka dinamika të brendshme dhe sigurisht edhe një frymë dhe jo në vendet e parëndësishme e cila nuk është fryma e përpara disa viteve në lidhje me zgjerimin dhe vendimmarrjes i duhet të haset edhe me rezistenca të brendshme që nuk janë të papërfillshme.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kryeministri-rama-sonte-ne-tonight-na-ndiqni-live-ne-ora-news

Recommended