Durrës, Ministria e Drejtësisë, Etilda Gjonaj flet për zvarritjen e hetimit të "Velierës"

  • 6 years ago
Relatori i trupit gjykues në Gjykatën Administrative, Ergys Gashi, i cili gjykoi çështjen Veliera, do t?i nënshtrohet verifikimit nga Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pasi nuk zbardhi vendimin brenda afatit të përcaktuar.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, nga Durrësi, ku zhvilloi një bashkëbisedim me studentët e universitetit ?Aleksandër Moisiu?, me temë Reforma në Drejtësi, tha se ka kërkuar nga inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë që të verifikojë dosjen gjyqësore për rastin e procesit për Velierën.

Sipas ministres, gjyqtari i çështjes nuk ka zbardhur në kohë vendimin, ndërsa theksoi se rasti po ndiqet me shumë seriozitet nga Ministria, duke shtuar se ankesa është bërë nga kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Pak ditë më parë, kryetari i bashkisë Durrës, vangjush Dako, e quajti të paaftë gjyqtarin Gashi, duke kërkuar nga instancat përkatëse të merren masa dhe të zhbllokohet rruga ligjore për çështjen Veliera, e cila pritet të apelohet nga palët.

Recommended