Ora News - Midhjet e Sarandës me salmonelë, ujrat e zeza derdhen në det

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Që prej 2017 ujërat e zeza të Sarandës derdhen në det. Problemi kryesor mbetet tubacioni i impianitit të përpunimit të ujrave të zeza, ku sipas ujësjellësit të Sarandës ky tubacion kryesor është jashtë standartit dhe çahet shpesh here.

Ujrat e zeza kanë shpërthyer në kanalin e Çukës dhe ujrat e zeza derdhen në Sarandë.

Çarja e fundit e këtij tubacioni ka bërë që ujrat e zeza të derdhen në liqenin e Butrintit duke rrezikuar seriozisht kultivimin e midhjeve të cilat sipas analizave të fundit të AKU, niveli i bakterit e-coli ose salmonelës është alarmant.

Sipas këtyre analizave rezulton se midhja është e helmuar dhe nuk duhet të konsumohet pavarësisht se në Sarandë gjen persona të cilët e tregëtojnë me bidona në rrugë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/midhjet-e-sarandes-me-salmonele-ujrat-e-zeza-derdhen-ne-det

Recommended