Ora News - Eduard Selami: U largova nga PD kur Berisha filloi të rrezikonte varkën

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-kryetari i PD-së, Eduard Selami, është kthyer pas në vite për të treguar edhe njëherë arsyet e largimit nga kjo parti.

Duke folur në forumin e UET-së përballë studentëve, Selami tha se u largua atëherë kur Berisha filloi të rrezikojë varkën duke shkuar drejt autoritarizmit.

Kjo sipas Selamit binte ndesh me parimet dhe idealet e tij. Në bindjen e ish-deputetit, protagonizmi i gjatë i disa figurave në politikën shqiptare ka dëmtuar Shqipërinë.

Eduard Selami: Nuk mund të jesh një person publik aktiv për 30 vjet. Kam qenë pedagog në Universitetin e Tiranës, ka qenë situatë jashtëzakonisht e vështirë të ishe mendjehapur atë kohë sepse Shqipëria mbeti në fund, e mbyllur brenda mbylljes. I vetmi model është Koreja e Veriut që i përgjigjet sot. Pastaj filluam dalëngadalë të lëvizim, studentët ishin të parët. Kam qenë dhe unë pjesë e kësaj lëvizje që dalëngadalë u krijua si forcë politike, aty filluan aksionet e mia politike si themelues i PD dhe sekretar i parë i përgjithshëm i PD, ku kryetar i parë ishte Azemi teknikisht dhe formalisht pastaj u bë Saliu.

Në 5 vitet e para Shqipëria ishte një histori e madhe suksesi dhe me standartet e Europës Lindore, gjërat filluan të lëvizin në '9 4 me referendumin që ne bëmë, ku presidenti i kohës pasi u zgjidh Sali Berisha nga kryetar partie u largua sepse ishte një nen në Kushetutë që nuk mund të jesh në pozicione të larta vendosi për të marrë më shumë seç duhet nga kompetencat e kësaj dhe këtu fillon ai akti im rebel sepse aty e pashë që prirja dhe sirenat e pushtetit jo se nuk i kishte Sali Berisha, i kishte, por ju forcuan kaq shumë sa filloi të rrezikonte të gjithë varkën dhe në fakt e rrezikoi. Kjo bëri dhe largimin tim, ishte prova ime e parë e forcës së karakterit se ajo që ti beson është më e rëndësishme se ajo që ti ke aty.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/eduard-selami-u-largova-nga-pd-kur-berisha-filloi-te-rrezikonte-varken

Recommended