Report Tv - Lidershipi i PD-së/ Rikthehen Topalli e Selami, lista me 353 njerëzit e kupolës së PD
  • 5 years ago
Vijon loja e rikthimeve dhe e përjashtimeve në Partinë Demokratike sipas vullnetit të kryetarit. Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është tërhequr më në fund nga shkelja e statutit të partisë duke rikthyer Jozefina Topallin dhe Eduard Selamin si pjesë të Këshillit Kombëtar të PD, organit më të rëndësishëm vendimmarrës të partisë më të madhe në opozitë. Për shkak të statusit të ish-kryetares së Kuvendit të Shqipërisë dhe ish-kreut të PD, Topalli dhe Selami janë anëtarë të përhershëm të Këshillit Kombëtar të PD.

Por, meqenëse Topalli dhe Selami i kërkuar Bashës dorëheqjen pas humbjes dramatike në zgjedhjet parlamentare të 2017, kreu u PD, në shenjë hakmarrje, u fshiu emrin nga lista e anëtarëve të Këshillit, duke shkelur pikën 5 të nenit 49 të statutit të ndryshuar të PD. E pyetur nga Report Tv dhe Shqiptarja.com për këtë çështje, zonja Topalli tha se Këshilli Kombëtar është i paligjshëm, ndërsa nuk e lidh asgjë me Lulzim Bashën, i cili sipas saj po shkatërron PD.

Megjithatë, më në fund, Basha ka vendosur që të zbatojë statutin. Topalli dhe Selami tashmë figurojnë pjesë e listës zyrtare me 353 anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Burime pranë PD bënë me dije se zbatimi i statutit nga Basha, duke rikthyer kundërshtarët Topallin dhe Selamin, ka ardhur pas ndërhyrjes së ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili vijon të shihet si njeriu më me influencë në partinë më të madhe në opozitë.
Recommended