Ora News - Shqipëria më e pastër, Klosi: Pastrimi i plazheve do të vijojë edhe pas datës 22 prill

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Aksioni i pastrimit të ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit këtë shtunë është shtrirë në plazhin e Vilë Bashtovës, në Rrogozhinë. I pranishëm ishte edhe ministri Blendi Klosi, i cili tha se puna e bërë gjatë këtyre ditëve do të vijojë edhe pas datës 22 prill për të mbajtur pastër çdo plazh gjatë sezonit turistik.

Blendi Klosi: "Falë edhe aksionit ?Pastrojmë Tokën që duam?, ne arritëm që të dëshmojmë që Shqipëria mund të jetë shumë e pastër dhe sezoni turistik në vitin 2018 do të jetë sezoni më i pastër turistik...kemi një plan të detajuar që gjatë gjithë sezonit të verës do të kemi një punë intensive në çdo plazh të vendit."

Punën nga afër e ndoqi edhe prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari dhe kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Beqir Nuredini, i cili garantoi se puna për pastrimin e plazhit dhe territorit në bashki do të vijojë me të njëjtin ritëm edhe gjatë javës së ardhshme.

Plazhi i Vilë Bashtovës është pjesë e planit të pastrimit për qarkun e Tiranës ku prej datës 16 prill punohet çdo ditë në 12 segmente të përcaktuara më parë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shqiperia-me-e-paster-klosi-pastrimi-i-plazheve-do-te-vijoje-edhe-pas-dates-22-prill