Ora News - Ulet me 6% TVSH-ja për agro-turizmin, Rama: Ul varfërinë dhe papunësinë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për të gjithë ata që do të investojnë në fushën e agro-turizmit, TVSH-ja do të jetë 6%. Vendimi i qeverisë u prezantua nga kryeministri Edi Rama, sipas të cilit, kjo nismë është provuar që sjell uljen e varfërisë dhe të papunësisë.

Rama: Jemi gati për të prezantuar programin e mbështetjes së agro-turizmit me incentiva të rëndësishëm fiskal, me uljen e TVSh-së në 6% për të gjithë ata që do të ndërmarrin investimeve në agro-turizëm.

Është një instrument i sprovuar në të gjitha vendet kundër varfërisë dhe papunësisë dhe për zhvillimin e zonave ku mjaftojnë disa komponentë të bukurisë natyrore të ndihmuara me traditën të familjeve që jetojnë në këto zona të mund të krijojnë dhe zhvillojnë këtë biznes që mund të sjellë të ardhura.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ulet-me-6-tvsh-ja-agro-turizmin-rama-ul-varferine-dhe-papunesine

Recommended