Ulet TVSH për sportin/ Investimet e klubeve do tatohen 6%

  • 4 years ago
TVSH për investimet në Infrastrukturën sportive do të tatohen me 6 përqind.


Kjo përfshin si punimet për ndërtimin e investimeve shtetërore në sektorin e sportit ashtu dhe ato që bëhen nga klubet dhe federatave sportive.

Qeveria ka dërguar në parlament një projekligjt ku parashikohet reduktimi i tatimit mbi vlerën e shtuar pikërisht për investimet në infrastrukturën sportive. Kjo bëhet me qëllim mbështetjen, nxitjen dhe zhvillimin e sportit.

Aplikimi i shkallës së reduktuar të Tatimit mbi vlerën e e shtuar lejon, zbritjen e shumës së TVSH-së, së cilës i njihet e drejta e zbritjes.

Pra, furnizuesit e punimeve të ndërtimit, ndonëse do të llogarisin TVSH?në në shitje prej 6 për qind për punimet e ndërtimit për infrastrukturën sportive, do të zbresin të plotë TVSH-në e paguar prej 20% për blerjen e mallrave dhe shërbimeve në funksion të këtyre punimeve. Nuk ka një llogaritje se sa është efekti negativ në buxhet.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TVSH#Sporti#TopChannel

Recommended