Ora News - Mik i Shqipërisë, Meta dekoron ish-kryeministrit italian

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti, Ilir Meta, i akordoi në një ceremoni të veçantë, ish-kryeministrit të Republikës Italiane, zotit Massimo D?Alema, Dekoratën ?Nënë Tereza?. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe kryeministri Edi Rama, Ministri për Punët e Jashtme dhe Evropën, Ditmir Bushati, deputetë, ish-ministra, përfaqësues të trupit diplomatik.

Ish-kryeministrit Italian, Massimo D?Alema, i është akorduar dekorata ?Nënë Tereza?, nga presidenti Ilir Meta.

Në fjalën e mbajtur gjatë ceremonisë, Presidenti Meta i shprehu mirënjohjen z. D?Alema për mbështetjen e tij të vazhdueshme dhe të jashtëzakonshme në procesin e integrimit euroatlantik dhe evropian të Shqipërisë.

Meta: "Miqësia e Massimo D?Alemës me përfaqësues të gjithë spektrit politik në Shqipëri nuk është e rastësishme, pasi përkushtimi i tij në mbështetje të vendit tonë është bazuar në interesat afatgjatë të dy vendeve dhe popujve tanë".

Gjithashtu, Presidenti i Republikës vlerësoi edhe mbështetjen që Qeveria e drejtuar nga z. D?Alema dha për ndalimin e genocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ndihmoi-kosoven-meta-i-jep-dekoraten-nene-tereza-ish-kryeministrit-italian

Recommended