Report TV - Opozita braktis Kuvendin, Basha: Qeveria ka dështuar! Rama: Eksportove baltë në Berlin

  • 6 years ago
TIRANE-Kryeministri Edi Rama nga salla e Kuvendit të Shqipërisë ka deklaruar se vendi e meritoi rekomandimin për hapjen e negociatave. E ndërsa opozita akuzon për kriminalizim të qeverisjes, Rama tha se KE nuk bën dhurata.

Ai deklaroi se vendi do të vijojë që të thellojë reformat, ndërsa para drejtësisë do të dalin gjyqtarët dhe politikanët e korruptuar. Rama e ftoi edhe njëherë opozitën që të mos lobojë kundër integrimit, por të bashkohen për hir të shqiptarëve. Rama akuzoi Bashën se ka hedhur baltë për Shqipërinë gjatë takimeve që ka pasur në Gjermani, referuar takimeve të para dy ditëve që realizoi kreu i opozitës.

U jam shumë mirënjohës të gjithë deputetëve që u përfshinë në procesin e hartimit të reformës në drejtësi. Sot Shqipëria ka fituar një staturë të re në shoqërinë e vendeve evropiane dhe rekomandimi i KE është një dëftesë e plotë që mishëron e kryerjen e detyrave të shtëpisë nga vendi ynë në funksion të çeljes së negociatave, një fazë historike është mbyllur dhe një tjetër është hapur.

KE është një mekanizëm i pamëshirshëm, KE nuk bën dhurata për askënd. Me rekomandimin vendi fiton një fuqi të madhe. Ka një vlerë të jashtëzakonshme, fakti që ka njohur progresin e bërë nga Shqipëria. 21 persona janë larguar nga sistemi i drejtësisë, por duhet të përgjigjen. Nuk do të mjaftojë që këta gjykatës e prokurorë të largohen, por do duhet të përgjigjen, ashtu sikundër do duhet të përgjigjen politikanët, zyrtarët e lartë e pa diskutim të gjithë shkelësit e tjerë të ligjit përballë një drejtësie të çliruar nga të korruptuarit dhe të zgjidhur nga zinxhirët e ndryshkur që po këputen të kapjes për fyti të drejtësisë prej politikës.

Recommended