Ora News - Kryesia e PD diskuton ndryshimet në statut, ja çfarë propozohet

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prej orës ores 18:46 të pasdites së sotme, Kryesia e Partisë Demokratike po diskuton në selinë blu propozimet për ndryshimet në statutin e partisë. Në mbledhje ishte edhe Arben Imami.

Grupi i punës i ngritur në Partinë Demokratike ka paraqitur para Kryesisë së kësaj force politike propozimet për ndryshimet në statut.

Ndër pikat e propozuara është ndryshimi i zgjedhjes së kandidatëve për pushtetin vendor dhe qendror.
Kandidaturat që protësojnë kriteret të kalojnë në filtrin e votës së anëtarësisë përpara se institucionet qëndrore, kryesia dhe këshilli kombëtar të marrin vendimin përfundimtar.

E drejta për tu konsideruar kandidat apo për të propozuar kandidat të mos ketë asnjë kufizim, thuhet në vendim.
Ndërkohë kryesia dhe këshilli kombëtar të kenë mundësi të propozojnë kandidatura alternative kur kanë mbështetje në jo më pak se 15 për qind të anëtarëve.

Po ashtu dhe kryesia e PD-së propozohet të jetë më e vogël nga sa është aktualisht.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ndryshimet-ne-statut-pd-mbledh-te-shtunen-kryesine

Recommended