Ora News - Mjeshtrat e penelit ekspozitë në Berat

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ata janë piktorët më të mirë të artit pamor shqiptar.

Mjeshtrat e peisazhit shqiptar, krijimet e cilëve ndër vite kanë kaluar kufinjtë, ndërkohë që janë burim frymëzimi për brezat më të rinjë.

Buron Kaceli, Ikbale Kalaja, Kujtim Buza, Nikolin Ivanaj, Pashk Prevathi, etj, janë bashkuar në Berat në një ekspozitë ku paraqesin rrugëtimin artistik nëpër Shqipëri, në kuadër të projektit "Plein Air-it".

Agron Polovina: "Në fakt, qyteti i Beratit është një destinacion i pashmangshëm i artistëve vizivë"

Kuratori Agron Poloniva thotë se ekspozita synon jo vetem gjallërimin e jetës artistike, por edhe promovimin e vlerave më të mira të Beratit

Agron Polovina: "Edhe për të kontribuar në një farë mënyre në gjallërimin e jetës artistike, për një suport të artistëve vizivë të qytetit. Për t'i sjellë artdashësve të qytetit të Beratit një ekspozitë tjetër, të re në një vështrim ndryshe"

Berati ndër shekuj ka zgjuar interesin e piktorëve të huaj dhe shqiptar, të cilët në krijmtarinë e tyre janë frymëzuar nga magjia e këtij qyteti dhe krijuar vepra të papërsëritshme.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/mjeshtrat-e-penelit-ekspozite-ne-berat